Flash

Rama ngatërron Melonin me Takaichin, momenti i sikletshëm me kryeministren japoneze

Lapsi.al 23 May 2026

Një moment disi i sikletshëm ka shoqëruar takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes japoneze Sanae Takaichi gjatë vizitës zyrtare në Tokio. Teksa dy liderët po përshëndeteshin para kamerave, Rama tentoi t’i puthte dorën kryeministres japoneze, por ajo e shmangu me mirësjellje gjestin, duke ruajtur protokollin e ftohtë karakteristik japonez.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama përpiqet të sillet spontan në takimet ndërkombëtare, duke zgjedhur teatralitetin personal mbi formalitetin diplomatik. Shfaqja me atlete të bardha në samite ndërkombëtare, veprimet e pakontrolluara përpara fotove familjare të liderëve të shteteve europiane, puthjet apo gjunjëzimet para kryeministres së Xhorxhia Melonit janë vetëm disa nga gjestet me të cilat Rama tenton të bjerë në sy. Vetëm se skena të tilla nuk janë të këshilluara në Japoni, një kulturë ku kontakti fizik në protokollin zyrtar është minimal dhe ku gjeste të tilla konsiderohen të tepërta, sidomos në raport me një grua në poste të larta shtetërore. 

Pavarësisht episodit të sikletshëm, dy liderët zhvilluan një takim zyrtar të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë. Takaichi deklaroi se Shqipëria është një partner i rëndësishëm për Japoninë dhe vlerësoi progresin e vendit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI