Flash

Meteoriti 4 miliardë vjeçar zbulon se në Mars kishte ujë të lëngshëm

Lapsi.al 29 October 2026

Meteoriti 4 miliardë vjeçar zbulon se në Mars kishte ujë

Analizat e kryera në një meteorit të gjetur në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë në Mali kanë zbuluar se ai u formua të paktën 4.1 miliardë vjet më parë në koren e planetit Mars, duke e bërë atë më të vjetrin nga 435 meteoritët marsianë të gjetur në Tokë deri më sot.

Shkencëtarët thanë se përbërja e meteoritit “Teghaza 001” ofron informacione në lidhje me mjedisin e planetit "të kuq" në fillim të historisë së tij, pasi tregon se ai kishte ujë të lëngshëm në sipërfaqen e tij, gjë që forcon idenë se kushtet në Mars mund të kenë qenë të favorshme për zhvillimin e jetës mikrobike.

Shkencëtari planetar Yang Liu i NASA-s, i menaxhuar nga Universiteti Caltech në Kaliforni, tha se meteori është "dëshmi e një kohe kur Marsi ishte ndoshta më i ngrohtë dhe më i lagësht sesa ka qenë për pjesën më të madhe të historisë së tij".

Kimia e meteoritit, një shkëmb magmatik i quajtur gabro, sugjeron që ai ndërveproi me ujin teksa ftohej dhe kristalizohej ngadalë në nëntokën marsiane. Edhe pse pjesë e kores marsiane, ai u formua nga magma që vinte nga më thellë në mantelin e planetit.

Sot, Marsi është i ftohtë, i thatë dhe shkretëtirë, por ka prova se uji ekzistonte në sipërfaqen e tij, në formën e lumenjve, liqeneve dhe madje edhe të një oqeani në hemisferën e tij veriore miliarda vjet më parë.

“Teghaza 001” u gjet në 8 copa - më e madhja ishte sa një grusht - në shkretëtirë. Mineralet e tij kryesore janë feldspati dhe pirokseni, dhe gjithashtu përmban kristale zirkon që përmbajnë elementin uranium. Studiuesit përcaktuan moshën e tij duke përdorur një teknikë të bazuar në zbërthimin radioaktiv të uraniumit në plumb me kalimin e kohës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI