Flash

Daily Mail publikon shkrimin që nxjerr Edi Ramën si autokrat

Lapsi.al 29 October 2026

Daily Mail publikon shkrimin që nxjerr Edi Ramën si autokrat

Tabloidi i famshëm britanik, Daily Mail i ka bërë jehonë vendimit arbitrar të qeverisë shqiptare për të gjobitur qytetarët që marrin pjesë në tubime apo protesta. 

Mail shkruan se Shqipëria ka vendosur një gjobë prej 6,000 dollarësh për njerëzit që qëndrojnë në turma ku ndodh dhunë ose plaçkitje, edhe nëse nuk marrin pjesë drejtpërdrejt.

Një veprim i tillë, shkruan Mail, vjen në mes të protestave në rritje anti-qeveritare në kryeqytetin Tiranë, ku demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas tabloidit britanik, lëvizja e udhëhequr nga studentët është zgjeruar nga kundërshtimi ndaj një projekti të diskutueshëm resorti në shqetësime më të gjera për korrupsionin, kujdesin shëndetësor dhe mundësitë e kufizuara për të rinjtë.

Mail shkruan gjithashtu se masat e reja, lejojnë policinë të kufizojë tubimet në zonat me rrezik të lartë dhe do të kërkojnë miratimin parlamentar brenda 45 ditëve për të qëndruar në fuqi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI