Flash

Taylor Swift bën histori me hitin e “Toy Story 5”, rikthehet në krye pas 13 vitesh

Lapsi.al 7 September 2026

Taylor Swift është rikthyer në majën e klasifikimit të muzikës country në SHBA, falë këngës së saj të re “I Knew It, I Knew You”, pjesë e kolonës zanore të filmit “Toy Story 5”.

Kënga ka arritur këtë javë vendin e parë në klasifikimin e transmetimeve radiofonike country në SHBA, duke shënuar rikthimin e Swift në krye të listës pas 13 vitesh.

Ky është suksesi i 13-të i Taylor Swift në vendin e parë të radios country si artiste solo dhe i 14-ti në total.

“I Knew It, I Knew You”, e shkruar dhe prodhuar nga Swift në bashkëpunim me Jack Antonoff, kishte arritur më parë majën e Billboard Hot 100, duke thyer edhe disa rekorde të transmetimeve pas publikimit në qershor.

Kënga është frymëzuar nga personazhi Jessie, i interpretuar me zërin e Joan Cusack në “Toy Story”. Swift e ka përshkruar krijimin e këngës si një eksperiencë që ishte njëkohësisht “një largim muzikor dhe një rikthim në shtëpi”.

Këngëtarja e performoi për herë të parë live muajin e kaluar, në një medley së bashku me hitet “All Too Well” dhe “August”, gjatë një eventi të Grammy Museum. Kjo ishte performanca e saj e parë që prej martesës me Travis Kelce më 3 korrik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI