Flash

Shpallet në kërkim pronari i “Principote” në Ksamil, ku mbeti i vrarë turisti portugez

Lapsi.al 18 August 2026

Bekim Bulica, pronari i lokalit “Principotes” në Ksamil, ku u vra 20-vjeçari portugez Miguel Mendes, është shpallur në kërkim. Ndërkohë, mes personave të shoqëruar në polici është edhe Marjo Katirai, pronari i kompanisë private “Elite Security Group”.

Sokrat Vata, i dyshuari për vrasjen, punonte si truprojë në “Principotes” përmes “Elite Security Group” dhe, sipas të dhënave të bëra publike, rezulton të ketë qenë dënuar më herët në Angli për trafik droge.

Edhe vetë pronari i lokalit, Bekim Bulica, ka një të kaluar të përfshirë në kronikat e policisë. Ai u ekstradua nga Franca në vitin 2021, pasi ishte shpallur në kërkim për “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, lidhur me një ngjarje në Kukës.

Në vitin 2023, emri i tij u shfaq sërish në një ngjarje dhune në Tiranë, ku, sipas policisë, një efektiv dhe vëllai i tij u sulmuan nga disa persona. Bulica u shpall në kërkim.

“Principotes” rezulton të jetë regjistruar në emër të nënës së tij, Kade Bulica, 70 vjeçe. Kompania ishte krijuar fillimisht në vitin 2022 me emrin “Tortuga Bay”.

Hetimi pritet të sqarojë jo vetëm rrethanat e vrasjes, por edhe mënyrën e punësimit të personit të dyshuar si autor dhe verifikimet e kryera nga kompania private e sigurisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI