Flash

Me San Marinon nuk shkëlqyem, Maran fshin 'spektaklin' në Finlandë: "E bëjnë kundërshtarin të luajë keq" 

Rolando Maran është i qartë në ide për atë që pret nga futbollistët e tij në përballjen, shumë të rëndësishme për objektivin, me Finlandën. 

Lapsi.al 2 October 2026

Me San Marinon nuk shkëlqyem, Maran fshin 'spektaklin' në

"Ne për të qenë një ekip konkurrues, duhet të shtyjmë shumë dhe të japim më shumë se 100%. E pres këtë nga të gjithë, kam fatin që kam djem me këto karakteristika e me përkushtim. Kur e kemi treguar këtë, kemi shfaqur më shumë cilësi sesa mendonim se kishim". Rolando Maran kërkon një sforco për këtë ndeshje, duke qenë se edhe energjitë janë konsumuar, për shkak të ngjeshjes së sfidave. Por, tekniku italian është i qartë në ide për atë që pret nga futbollistët e tij në përballjen, shumë të rëndësishme për objektivin, me Finlandën. 

Maran është i qartë gjithashtu edhe për mënyrën se si do të luhet ndeshja, duke përjashtuar cdo ide për të parë një sfidë argëtuese, gjë për të cilën u kritikua jo pak edhe në takimin e fituar në San Marino dy ditë më parë: “Ndryshimi mes Bjellorusisë dhe Finlandës? Janë dy skuadra që kanë sisteme të ndryshme loje, por janë shumë të organizuara. Finlanda është një skuadër e vështirë, bën të luajë keq kundërshtarin. Janë të ngjashëm në mënyrën se si rrinë në fushë, shumë të ngushtë, që i mohojnë shpejtësinë ekipit kundërshtar".

Duk u ndalur te lojtarët, dualizmi më i ri i lindur në skuadër është mes Pilos dhe Mitajt në krahun e majtë të mbrojtjes: "Janë lojtarë që mund të kenë role të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme. Nuk mund të plotësojnë njëri-tjetrin duke luajtur bashkë, mund të alternohen, si aktualisht". Afrimi i ri, që u duk si një gjetje e Maran, shkodrani Kerjota, ende nuk është parë në fushë dhe një shpjegim nga tekniku për këtë zgjedhje kontroverse duhej: "Unë kam ftuar disa lojtarë më shumë për të kompletuar grupin, pasi ishin shumë ndeshje dhe doja t’i njihja. Ai nuk kishte mundësinë, apo nuk ishte momenti që ta rreshtoja, por bënte pjesë e një hyrje në këtë grup për ta njohur më mirë. Të shohim nëse krijohet mundësia, por ishte e parashikuar“.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI