Flash

Zhegrova ekzalton tifozët bardhezinj e bën armiqtë e parë: “Juve gjithmonë më e mirë se Inter”

Vetëm një çerek ore në fund për Edon Zhegrovën me Kosovën, që mbrëmë barazoi 0-0 ndaj Izraelit në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës B të Nations League

Lapsi.al 2 October 2026

Zhegrova ekzalton tifozët bardhezinj e bën armiqtë e parë:

Vetëm një çerek ore në fund për Edon Zhegrovën me Kosovën, që mbrëmë barazoi 0-0 ndaj Izraelit në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës B të Nations League: “Të nisja nga stoli ishte një vendim i trajnerit, mezi pres të vijë ndeshja e radhës, shpresoj të jem titullar dhe të luaj”. Në ndeshjen e ardhshme, përfaqësuesja e drejtuar nga gjermani Foda do të përballet me Austrinë kryesuese të grupit: “Besoj te kombëtarja ime, kemi lojtarë cilësorë, do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi mundësi të mira për të fituar, e njëjta gjë vlen edhe për grupin, do të bëjmë gjithçka për të dalë të parët”.

Në intervistën ekskluzive për Sportmediaset, anësori pati mundësinë të fliste edhe për Juventusin: “Jam vërtet shumë i lumtur që jam te Juve, është një klub i madh dhe nuk mund të jem veçse i kënaqur me shokët e skuadrës, trajnerin, stafin, të gjithë ekipin, është një privilegj për mua të jem pjesë e këtij klubi, do të jap më të mirën nga vetja sa herë që do të zgjidhem për të zbritur në fushë për Juven”.

Megjithatë, gjatë verës ai ishte pranë largimit: “Qëndrova sepse e dua këtë klub dhe dua të arrij diçka të madhe me këtë klub, kur më kishin blerë isha vërtet shumë i lumtur dhe nuk doja të largohesha nga Juventusi në këtë mënyrë (pa lënë vërtet gjurmë, shën. i red.),. Prandaj desha të qëndroja dhe tani dua të bëj gjëra të mëdha për këtë klub”. Për momentin, jo në Europa League, pasi është përjashtuar nga lista: “Është një zgjedhje e Spallettit, çfarëdo që të vendoset, unë do të bëj më të mirën për klubin dhe respektoj çdo vendim”.

A mund ta fitojë Juve titullin? “Kemi një ekip të madh, kemi një grup të madh lojtarësh, ta shohim ndeshje pas ndeshjeje, por me objektivin për të fituar çdo ndeshje që luajmë. Mendoj se i kemi cilësitë, pastaj në fund do të bëhen llogaritë”. Në fund, Zhegrova i hedh “sfidën” Interit kampion në fuqi: “Nëse jemi më të fortë se ata? Nuk dua të flas për këtë, por Juventusi është gjithmonë më i mirë (qesh, shën. i red.)”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI