Flash

Federata i mbyll gojën lojtarëve, nuk flasin dot për Ronaldon: Veiga merr urdhëra pas ndeshjes

Skuadra është e përcarë dhe lojtarëve i është mbyllur goja nga Federata për të folur për këtë çështje, si ka zbuluar Renato Veiga.

Lapsi.al 2 October 2026

Federata i mbyll gojën lojtarëve, nuk flasin dot për Ronaldon:

Portugalia pa Cristiano Ronaldon funksionoi, të paktën për momentin dhe 4-2 ndaj Danimarkës e ka bërë teknikun Jorge Jesus të qendrojë fort në pozicionin e tij, por ndërkohë skuadra është e përcarë dhe lojtarëve i është mbyllur goja nga Federata për të folur për këtë çështje, si ka zbuluar Renato Veiga.

Tensionet shpërthyen pasi sulmuesi 41-vjeçar u largua nga grumbullimi vetëm 24 orë para ndeshjes, si reagim ndaj vendimit të Jesus për ta lënë sërish mes zëvendësuesve. Fitorja mbresëlënëse 4-2 në Nations League ndaj Danimarkës u la në hije, për pasojë, nga drama që vazhdon të përfshijë dhomën e zhveshjes së Seleçaos.

Mbrojtësi i Portugalisë, Renato Veiga, u pengua të fliste për këtë cështje, duke iu nënshtruar udhëzimeve të rrepta mediatike nga zyrtarët e federatës në zonën e intervistave. Ai qëndroi i heshtur kur u pyet mbi largimin nga grumbullimi për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përzgjedhjen me Jorge Jesus të fenomenit 41 vjeçar. 

Veiga hodhi një vështrim nga një zyrtar i federatës për shtypin, përpara se të sqaronte pozicionin e tij: “Jam shumë i afërt me Cristiano Ronaldon dhe ai e di që kam shumë dashuri për të, por më është thënë se nuk mund të flas për këtë çështje, kështu që... nuk mund të flas për këtë, më vjen keq, vërtet nuk mund të flas”. Qendërmbrojtësi i ri ndoqi urdhrat e rreptë të Federatës Portugeze të Futbollit (FPF) për të shmangur komentet mbi konfliktin e brendshëm të kapitenit të tij, pas fitores së vlefshme në transfertë në Kopenhagen. 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI