Flash

Mbytet një anije mallrash pranë Stambollit, zhduken 10 anëtarët e stafit

Lapsi.al 2 September 2026

Një anije mallrash është fundosur pas përplasjes me një tjetër mjet lundrues në Detin Marmara, pranë Stambollit, ndërsa dhjetë anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, afro 32 kilometra në jug të Silivrit, një periferi e Stambollit. Anija “Tugberk İmamoglu” u përplas me mjetin me flamur turk “Alsu”, i cili sipas autoriteteve nuk pësoi dëmtime të dukshme.

Pas përplasjes humbi çdo kontakt me ekuipazhin e anijes së mallrave. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur një varkë shpëtimi dhe mbetje të tjera të “Tugberk İmamoglu”, por ende asnjë gjurmë të personave që ndodheshin në bord.

Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Detare deklaroi se anija konsiderohet e fundosur, pasi nuk iu përgjigj thirrjeve, ndërsa telefonat e anëtarëve të ekuipazhit rezultuan të fikur ose pa përgjigje.

Ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloğlu, bëri të ditur se në bord ndodheshin dhjetë marinarë, përfshirë kapitenin, të gjithë shtetas turq. Anija 90 metra e gjatë po lundronte nga porti mesdhetar i Iskenderunit drejt Ereğlit, në Detin e Zi. Ndërsa “Alsu”, me gjatësi 91 metra, po udhëtonte nga Kocaeli drejt Aliağas, në bregdetin e Egjeut. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI