Flash

Ish-Presidenti rus Medvedev paralajmëron ‘sulm të drejtpërdrejtë’ ndaj Gjermanisë

Lapsi.al 2 September 2026

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev kërcënoi të mërkurën Gjermaninë, me "një sulm të drejtpërdrejtë" kundër objekteve të prodhimit ushtarak që punojnë me Ukrainën, pasi Berlini fajësoi zyrtarisht Moskën për sulmin e dështuar me dron në aeroportin e Leipzigut muajin e kaluar. 

Në një deklaratë në Telegram, nënkryetari i këshillit të sigurisë kombëtare rus, i cili njihet për retorikën e tij të neveritshme, tha se kontraktorët e mbrojtjes që punojnë për Ukrainën duhet të jenë në shënjestër - së bashku me "disa vende të tjera në Berlin".

Zyrtarët gjermanë i dhanë fund spekulimeve disa javore të martën, kur e mbajtën publikisht Rusinë përgjegjëse për një dron të mbushur me eksploziv të zbuluar pranë një avioni mallrash ukrainas në aeroportin lindor të Gjermanisë më 4 gusht.

Gjermania është furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe Aeroporti i Leipzig/Halle është një qendër e rëndësishme për dërgimin e armëve.

Në përgjigje të incidentit, Gjermania ka vendosur të mbyllë konsullatën e përgjithshme në Bon dhe të ndërpresë qiranë e Shtëpisë Ruse, një institucion kulturor rus në Berlinin qendror.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në incident, por tha pas njoftimit gjerman se do të vendosë kundërmasa.

Medvedev akuzoi autoritetet gjermane se e kishin sajuar sulmin e dështuar, duke pretenduar se nuk kishte prova për të mbështetur pretendimet.

Medvedev e denoncoi "udhëheqjen aktuale gjermane" si "neonaziste" dhe "jashtëzakonisht rusofobe", duke shtuar se Moska e konsideron incidentin si një "provokim" që i shërben interesave të Ukrainës./ DPA News 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI