Flash

Sulmi rus në Gjermani, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane

Lapsi.al 2 September 2026

Autoritetet gjermane kanë identifikuar dy persona që dyshohet se janë të përfshirë në tentativën për sulm me dron në aeroportin e Leipzigut, ndërsa hetimet po shqyrtojnë lidhjet e tyre të mundshme me Rusinë.


Sipas mediave gjermane, njëri prej të dyshuarve është shtetas bjellorus, i cili dyshohet se ka edhe pasaportë ruse. Ai kishte hyrë në zonën Shengen me një vizë turistike italiane, të lëshuar nga ambasada italiane në Minsk në fund të muajit prill.

 

Hetuesit gjermanë kanë gjetur gjurmë të ADN-së që dyshohet se i përkasin këtij personi. Sipas raportimeve, ai ka pasur edhe precedentë penalë në vendet baltike. I dyshuari i dytë është një person me pasaportë letoneze dhe ruse. Ai dyshohet se ka pasur rolin e koordinatorit logjistik dhe instruktorit të operacionit.

Ky person besohet se ka hyrë në Gjermani në fund të korrikut përmes aeroportit të Berlinit dhe më pas është nisur drejt Saksonisë me një makinë me qira. Dy ditë para sulmit të dyshuar, ai është larguar përsëri nga Gjermania me avion. Sipas transmetuesit gjerman ARD, hetuesit e kanë lidhur atë me një agjenci ruse të inteligjencës.


Mediat gjermane raportojnë se hetuesit po kërkojnë të paktën katër persona që mund të kenë pasur rol në operacion. Për disa prej tyre janë gjetur gjurmë ADN-je ose janë identifikuar telefonat celularë në zonat e mbuluara nga rrjeti.


Sulmi i dyshuar në aeroportin Leipzig/Halle është cilësuar nga autoritetet gjermane si një operacion i lidhur me Rusinë. Berlini ka akuzuar Moskën për një akt të luftës hibride në territorin gjerman, ndërsa Rusia i ka mohuar akuzat.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian dhe NATO janë të bashkuar përballë këtyre zhvillimeve.

“Ky ishte një sulm me materiale ushtarake, i kryer nga një operacion i Rusisë në territorin evropian. Ne nuk do ta tolerojmë”, deklaroi von der Leyen në Bruksel, pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

 
Ngjarja kishte ndodhur më 4 gusht, por u bë publike vetëm disa ditë më vonë. Sipas autoriteteve gjermane, operacioni dyshohet se është zhvilluar në disa faza. Fillimisht, pranë një avioni ukrainas të tipit Antonov u gjet një dron i pajisur me lëndë shpërthyese. Më vonë, pas rihapjes së aeroportit, një tjetër dron goditi një avion mallrash të DHL-së, por pa shkaktuar dëme të mëdha. Rreth dhjetë ditë më pas, autoritetet gjetën një tjetër dron dhe eksploziv ushtarak në zonën përreth.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI