Flash

Mbledhja në Shtëpinë e Bardhë/ Marrëveshja e armëpushimit me Iranin mbetet pezull

Lapsi.al 29 May 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përfunduar takimin me bashkëpunëtorët e tij, mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin. Mediat raportojnë se ky takim është mbylluar pa marrë një një vendim përfundimtar në lidhje me këtë situatë. 

Sipas një zyrtari të lartë me njohuri për këtë çështje, i cili foli në mënyrë anonime, takimi i Trump në zgjati rreth dy orë, por presidenti nuk arriti një vendim për ndonjë marrëveshje të re me Iranin.

Zyrtari tha se administrata amerikane beson se është afër një marrëveshjeje, por disa çështje janë ende duke u diskutuar, duke përfshirë zhbllokimin e fondeve për iranianët.

Zyrtarët amerikanë thanë të enjten se të dy vendet kishin rënë dakord për një kuadër marrëveshjeje, të njohur si memorandum mirëkuptimi, në pritje të miratimit të Trump dhe udhëheqjes së Iranit. 

Në një postim në Truth Social, Trump tha se ishte i përgatitur të hiqte bllokadën amerikane të Ngushticës së Hormuzit dhe anijet e bllokuara në rrugë ujore. Ai gjithashtu këmbënguli që Irani t’i lejojë SHBA-së të largojë dhe shkatërrojë uraniumin e pasuruar. SHBA-të kanë kërkuar prej kohësh që Irani të ndalojë prodhimin e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë dhe të asgjësojë rezervat e tij ekzistuese, të cilat në teori mund të përdoren për të krijuar armë bërthamore./

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI