Flash

Kartelet e drogës, arrestohet nipi i “El Chapo

Lapsi.al 28 May 2026

Nipi i bosit të drogës “El Chapo”, Isai Martinez, ka rënë në prangat e policisë meksikane. Ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, njoftoi kapjen e tij në rajonin e Sonora-s. Operacioni i zhvilluar u koordinua me Departamentin e Mbrojtjes dhe Zyrën e Prokurorit Publik.

Martínez, i arrestuar më parë në vitin 2008 në moshën 25 vjeç, ka një urdhër ekstradimi në fuqi në Shtetet e Bashkuara. Sipas CNA, që nga ajo kohë ai ka qenë nën mbikqyrjen e autoriteteve ndërkombëtare, ndërsa SHBA-të kishin lëshuar një kërkesë për ekstradimin e tij.

I ekstraduar në vitin 2017 pasi u arratis dy herë nga burgjet meksikane,  'El Chapo' po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në një strukturë të sigurisë maksimale në Kolorado për akuza të shumta, duke përfshirë trafik droge dhe pastrim parash.

Sipas të dhënave gjyqësore mësohet se 'El Chapo' iu lut autoriteteve gjyqësore amerikane ta transferonin atë përsëri në vendin e tij të lindjes, duke përmendur dënimin e tij mizor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI