Flash

Mbledhja e qeverisë sot, zbardhen vendimet e miratuara

Lapsi.al 2 September 2026

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme, 2 shtator 2026, disa vendime dhe projektligje që lidhen me mjedisin, rindërtimin, sigurinë publike dhe taksat.

Ndër vendimet e miratuara është lista e veprimtarive që konsiderohen të rrezikshme për mjedisin. Gjithashtu, qeveria ka përcaktuar kriteret për vlerësimin e kërcënimeve të mundshme dhe dëmeve që mund t’i shkaktohen mjedisit. 

 
Ndryshime janë bërë edhe në vendimet që lidhen me zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak, si dhe me përdorimin e fondit të rindërtimit për forcimin e banesave në Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë.

 
Qeveria ka miratuar gjithashtu kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik.


Në mbledhje janë miratuar edhe disa projektligje për marrëveshjet e Shqipërisë me Lituaninë dhe Gjermaninë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.

Një tjetër projektligj parashikon ndryshime në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje. 

Të këshilluara

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI