Flash

Zjarri fillon të përpijë shtëpitë në Ulëz

Lapsi.al 2 September 2026

Situata me zjarret që kanë përfshirë disa fshatra në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë së Matit po paraqitet mjaft kritike dhe ka dalë tërësisht jashtë kontrollit. Flakët e përmasave të mëdha kanë shkrumbuar deri tani qindra hektarë me sipërfaqe pyjore, ndërsa kanë djegur edhe banesa.

Të paktën dy shtëpi janë djegur plotësisht nga flakët në këtë zonë. Pronarët e tyre, Preng dhe Geg Stojani, kanë treguar se kanë humbur gjithçka që kishin brenda në banesa. Fatmirësisht, në momentin e përfshirjes nga zjarri nuk ka patur njerëz brenda, megjithatë flakët kanë shkatërruar tërësisht edhe pemëtoret e tyre.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të vatrës së zjarrit, autoritetet kanë ndërhyrë duke evakuuar rreth 300 krerë lopë, të cilat janë zhvendosur me urgjencë drejt fshatit Gallatë të Milotit.

Pavarësisht kësaj mase, rreziku mbetet mjaft i lartë edhe për fshatrat Tordhën dhe Madhesh, ku disa shtëpi banimi si dhe mbi 200 koshere bletësh rrezikojnë të shkrumbohen nga çasti në çast.

 

Në terren po vijon një operacion masiv nga toka me pjesëmarrjen e dhjetëra forcave të shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, mbrojtjes civile, Forcave të Armatosura dhe banorëve vullnetarë. Aktualisht, aksioni po mbështetet nga ajri vetëm me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes.

Autoritetet vendore i kanë bërë thirrje urgjente qendrës për më shumë ndihmë nga ajri, pasi zjarri po i drejtohet luginës së Shkopetit, çka do të mund të shkaktonte një dëm mjaft të madh mjedisor dhe material.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI