Flash

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore

Lapsi.al 2 September 2026

Anela Osmani, vajza që mashtroi Kejvina Kthellën, ish-të dashurën e të dënuarit me burgim përjetë, Redjan Rrajës, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit”, duke rrezikuar të marrë një dënim deri në 5 vite burgim.

Vendimi për marrjen të pandehur të Anela Osmanit, e cila tashmë punon dhe si kryeinspektore në një institucion të shëndetësisë shqiptare, është marrë nga prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ku pas disa muajve hetimesh është provuar se Osmani i ka marrë shumën prej 8 mijë euro, Kejvina Kthellës duke mos ia kthyer më. Siç rezulton edhe në dosje, Kthella, ka rënë pre e mashtrimit financiar, pasi shoqja e saj, i ka marrë një shumë financiare prej 8 mijë euro, duke i premtuar se do t’ia mbante por nuk ja ka kthyer më. Në muajin maj 2026, Anela Osmani nga qyteti i Gramshit është proceduar nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit”. Ndërsa tashmë ajo është marrë e pandehur dhe dosja kundër saj është dërguar në gjykatë.

Rasti është denoncuar në policinë e Tiranës në fillim të muajit maj 2026, ndërsa në datën 7 maj, materiali hetimor ka mbërritur për veprime hetimore në prokurori. Fillimisht prokurori i çështjes, ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për të ndaluarën Anela Osmani, e cila sipas tij ka konsumuar veprën penale të “Mashtrimit” për paragrafin e parë, duke mos kaluar në sjelljen e pasojave të rënda.

Sipas kallëzimit që Kejvina Kthella ka bërë në polici, sasinë prej 8 mijë euro ajo e kishte kursyer nga të ardhurat e punës. Këtë shumë ajo ja ka lënë në ruajtje shoqes së saj të lagjes, Anela Osmani, pasi vetë Kejvina do shkonte në banesën e të afërmve të saj në Lezhë.

Për shkak se në shtëpinë në Tiranë, do shkonte pastruesja, sasinë e parave e ka hequr dhe ia ka dhënë në ruajtje, Anela Osmanit. Kjo e fundit ka marrë shumën financiare dhe sot e kësaj dite nuk ia ka kthyer megjithëse, prokuroria e Tiranës ka nisur një dosje penale për “Mashtrim”. Anela Osmani, ka filluar të justifikohet para Kejvina Kthellës duke i pohuar kësaj të fundit se lekët i kishte futur në kasafortë, por nuk munda ta hapte kasafortën pasi e kishte harruar kodin e saj.

Mirëpo pas këmbënguljes së Kejvinës, Anela Osmani, ka hapur kasafortën dhe lekët nuk ishin aty. Anela Osmani, ka vijuar sërish me mashtrime, duke vijuar të justifikohet se sasinë prej 8 mijë euro e kishte futur në llogarinë e saj në bankë, por llogaria tashmë ishte bllokuar nga përmbarimi dhe s’mund të kryente veprime tërheqje.

Pas këtyre pretendimeve mashtruese, Kejvina Kthella, i është drejtuar policisë së Tiranës duke depozituar kallëzim penal ndaj shoqes së saj, Anela Osmani. Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe në muajin maj 2026 ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Tashmë çështja penale kundër Anela Osmanit, është dërguar në gjyq si e pandehur për akuzën e “Mashtrimit.”

Të këshilluara

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI