Flash

Masa kilometrike e protestuesve pushton Unazën e Tiranës, revolta vijon pa asnjë shenjë ndalimi

Lapsi.al 13 June 2026

Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në një perimetër mjaft të gjerë.Pasi kaluan Parlamentin dhe bllokuan kryqëzimin e “Brrylit”, ku treguan edhe një gjest të lartë qytetarie duke i hapur rrugën ambulancës, masa kilometrike e protestuesve është zhvendosur masivisht drejt Unazës së Tiranës, pranë QSUT.

Fluksi i njerëzve që po marshojnë duket i pafundëm dhe tubimi po vijon pa asnjë shenjë ndalimi në rrugët e kryeqytetit. Pamjet me dron të raportuara gjatë mbrëmjes konfirmojnë se bëhet fjalë për një nga marshimet më masive e historike, ku masa e qytetarëve, të rinjve dhe përfaqësuesve të diasporës që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë shtrihet në disa kilometra.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI