Flash

Maran nuk pajtohet me Gjimshitin: “Nuk jam surprizuar nga Bjellorusia”

Lapsi.al 26 September 2006

Shqipëria e nisi me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë. Pas ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, foli për paraqitjen e skuadrës dhe dha një tjetër këndvështrim nga ai i kapitenit Berat Gjimshiti për mënyrën se si u zhvillua takimi.

Gjimshiti u shpreh se Shqipëria ishte surprizuar nga Bjellorusia, por Maran nuk pajtohet me kapitenin. Trajneri italian theksoi se e kishte parashikuar mënyrën e lojës së kundërshtarit.

“E prisja. Djemtë kanë interpretuar çdo gjë që punuam gjatë javës. Jam i lumtur që tifozët tonë e panë skuadrën të luante mirë. Jemi të lumtur.

Të dy mund ta interpretojnë mirë ndeshjen. Në fillim duhet të ruanim hapësirat, në momentin që hapen hapësirat në pjesën e dytë ishte Uzuni. Thjesht çështje karakteristikash.

Nuk jam surprizuar nga Bjellorusia. E dinim që e vështirë. Sipas statistikave, kishim 20 gjuajtje. Ka pasur gjashtë ndeshje me rezultat pozitiv. Patëm vështirësi në fillim, por arritëm me kalimin e kohës që të gjenim vetveten.”

Një nga protagonistët e fitores ishte Ernest Muçi, autor i golit të dytë. Maran vlerësoi cilësitë e sulmuesit, por theksoi se Kombëtarja nuk duhet të ketë vetëm një lojtar si pikë reference.

“Muçi? Muçi është një lojtar me kualitet të madh. Nuk mendoj se duhet të kemi vetëm një lojtar si pikë reference.”

Maran nuk veçoi një lojtar të vetëm për paraqitjen ndaj Bjellorusisë, duke vlerësuar punën e të gjithë skuadrës.

“Kur luan kështu mirë, vështirë të gjesh lojtarin më të mirë. Mendoj se duhet të vlerësohet shpirti i skuadrës dhe sakrificës. Të gjithë lojtarët e kanë bërë shumë mirë.”

Trajneri foli edhe për golin e Muçit dhe asistin e Hysajt, duke e cilësuar golin një moment të rëndësishëm të ndeshjes.

“Festa? Festoj me të gjithë, jam i lumtur që Hysaj dha asist. Jam i lumtur për Muçin. I rëndësishëm për të dhe për ne. Po bënim mirë dhe erdhi goli në momentin më të mirë. Dua t’i bëj komplimente skuadrës, mund ta mbyllnim ndeshjen me më tepër gola”, u shpreh Maran për “Klan TV”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI