Flash

Asllani e Muçi i japin fitoren e parë Maran në Nations League: Bjellorusia dorëzohet në Tiranë

Lapsi.al 26 September 26

Shqipëria e nis me fitore 2-0 aventurën në Nations League dhe ndërpret serinë e pesë humbjeve radhazi. Fitorja e parë në pankinën kuqezi për Rolando Maran, në ndeshjen e parë që ka rëndësi.

Skoriet e pesë humbjeve radhazi u shfaqën vetëm në 20 minutat e para në Air Albania, me kuqezinjtë kaotikë, sidomos në mbrojtje, duke i lënë Bjellorusisë raste të rëndësishme me Malashevich sapo nisi takimi e pastaj me Barkovsky në minutën e 8’, ku Berisha justifikoi rithirrjen në Kombëtare. Skuadra e Goncharenkos ishte e kthjellët në atë që kërkonte nga ndeshja. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të besuarit e Maran me Muçin e Seferin jashtë lojërave e me vetëm Pilon që merrte inisiativë. Ndonjëherë duhet një episod për të ndryshuar lojën dhe ai erdhi në minutën e 33’ kur Gjimshiti fitoi një penallti, që Asllani e finalizoi me qetësi, për t’i dhënë prezantimit të tij apatik një pikë kthese. Kthesë që e mori e gjithë skuadra, që rifitoi edhe zotërimin e topit dhe shkoi pranë dyfishimit me Manaj, që pati rastin të siguronte rezultatin, por nuk pati të njëjtin efikasitet si në Turqi me Sivasspor. Atë që nuk arriti Manaj e kompletoi Muçi, pas një asisti rastësor të Hysajt. Sulmuesi i Trabzon la të shtangur portierin, duke konfirmuar formën e mirë dhe duke i cuar skuadrat në 2-0 në pushim. 

Më shumë stabilitet në pjesën e dytë, edhe pse më tepër në kontroll të lojës se aventurozë. Seferi shpenzoi mundësinë më të mirë për tris, përballë portierit. Por më e rëndësishme është se nuk rrezikuam asgjë prapa. Aktivizimi i Uzunit dhe kombinimet me Muçin rritën rrezikshmërinë ofensive, me talentin e Trabzon që mund të kishte dalë nga stadiumi me dygolëshin e parë me Kombëtaren. Humbja e parë e Goncharenkos me Bjellorusinë, ndërsa kuqezinjtë vihen në ndjekje të Finlandës, për kreun e grupit 1 në Ligën C.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI