Flash

Kush është Bjellorusia e Goncharenkos: pas humbjes me Skocinë, ata kanë një seri prej gjashtë rezultatesh pozitive

Bjellorusia, që Shqipëria do të ketë përballë në nisjen e Nations League, mund të jetë një skuadër pa emra të mëdhenj në futbollin europian, por vjen në këtë përballje me një seri prej gjashtë ndeshjesh pa humbje.

Lapsi.al 26 September 2026

Bjellorusia, që Shqipëria do të ketë përballë në nisjen e Nations League, mund të jetë një skuadër pa emra të mëdhenj në futbollin europian, por vjen në këtë përballje me një seri prej gjashtë ndeshjesh pa humbje. Po cili është kundërshtari me të cilin Shqipëria do të përballet në ndeshjen e parë në Nations League? Pas humbjes 2-1 ndaj Skocisë në tetor të vitit të kaluar, bjellorusët nuk kanë humbur më në gjashtë ndeshje radhazi. Në drejtimin e Viktor Goncharenkos, skuadra ka fituar tre prej këtyre takimeve, ndryshe nga kuqezinjtë që vijnë nga pesë humbje radhazi..

Nuk është rastësi në fakt, sepse pasi e mbyllën në vendin e fundit fushatën e tyre kualifikuese në Botëror, situata ka ndryshuar që pas janarit 2026, kur u emërua trajner Viktor Goncharenko. 49-vjeçari në 4 ndeshje në krye të kësaj kombëtareje ka marrë 3 fitore dhe 1 barazim, duke rikthye optimizmin që mungonte prej kohësh. Kjo do të thotë se në 2026 Bjellorusia nuk njeh humbje, edhe pse ecuria pozitivi nisi më herët, që pas humbjes 2-1 ndaj Skocisë më 12 tetor të vitit të kaluar. Më pas erdhi barazimi 2-2 me Danimarkën dhe 0-0 me Greqinë në eliminatoret e Botërorit, përpara se Bjellorusia të fitonte tre ndeshje radhazi: 1-0 ndaj Qipros, 2-1 ndaj Armenisë dhe 4-1 ndaj Sirisë. Seria u mbyll përkohësisht me barazimin 2-2 ndaj Burkina Fasos në qershor.

Goncharenko ka përzgjedhur një grup me disa futbollistë që luajnë jashtë vendit ku spikat portieri Fedor Lapoukhov, pjesë e CSKA Sofjes, ndërsa në mesfushë një rol të rëndësishëm pritet të ketë Maks Ebong, gjithashtu te klubi bullgar. Evgeni Yablonski i Asteras Tripolis dhe sulmuesi Vitali Lisakovich i Tobolit janë dy të tjerë me eksperiencë ndërkombëtare. Në repartin ofensiv, vëmendje meritojnë edhe German Barkovski i Polonias së Varshavës, por frikësuesi i vërtetë është Trofim Melnichenko i Portos. Bjellorusia vjen pra me moral të lartë dhe me një seri që tregon se nuk është një kundërshtar për t’u nënvlerësuar. Shqipëria do të ketë përballë një skuadër që prej gjashtë ndeshjesh nuk njeh humbjen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI