Flash

Zbardhen debatet në gjyq të “shokëve” të Ergys Agasit/ "Pse Vlora Hysenin s’e mbani në burg?"

Lapsi.al 25 September 2026

Zbardhen diskutimet  nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit të Policisë Shkencore, dhe Embro Sulejmanit, kryekamarierit të një lokali pranë vilave qeveritare në Durrës që frekuentohej rregullisht nga i shumëkërkuari i drejtësisë Ergys Agasi.

Kryekamarieri Sulejmani ka pranuar se ka njohje me Ergys Agasin, por sipas tij nuk beson të ketë kryer vepër penale.

“Ergys Agasin e njoh prej shumë vitesh, ka qenë klient i rregullt i lokalit ku punoj si kryekamarier. Jemi nga e njëjta zonë dhe kjo njohje ka qenë vite më parë se u shpall në kërkim.

Kam pasur kontakte që lidhen me punën. Vinte rezervonte tavolinën dhe kërkonte që ti shërbeja unë, siç ndodh kudo, nuk mendoj se kam kryer ndonjë krim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani.

Mbrojtja e Sulejmanit ka ngritur pretendimin se masa shtrënguese e arrestit në shtëpi është e papërshtatshme. Mes argumenteve, ajo ka theksuar se një kamarier mund t’u shërbejë shumë personave që kanë probleme me drejtësinë, por kjo nuk përbën shkak për akuzë të përkrahjes së autorit të krimit.

Një tjetër argument që e deklaroi mbrojtja, ishte fakti se “është e pa arsyeshme, që drejtoresha e SHISH, që akuzohet për dy vepra penale, njëra prej tyre e njëjtë me Sulejmanin, qëndron në masë më të butë, ndërsa kamarieri i një lokali që ka shërbyer supë dhe ushqim, në burg”.

Ndërsa Fatjon Kalluçi nuk ka dhënë shpjegime por i ka dhënë tagra avokatit që kërkoi masë më të butë sigurie. Mësohet se gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë të enjten për krye-agjenten, prokurorët i kanë përmendur sulmin që ajo bëri ndaj gazetarëve në hyrje të gjykatës, ku i kujtuan se deklarata të tilla përbëjnë ngjashëm veprime të cilat është e dyshuar zyrtarisht. /Marrë nga Ora News

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI