Flash

Ndërron jetë aktori i “Top Gun: Maverick”, James Handy

Lapsi.al 5 June 2026

Aktori James Handy, i njohur për rolet e tij në filmat Top Gun: Maverick dhe Jumanji, ka humbur jetën në moshën 81-vjeçare pasi u sulmua me thikë në Los Angeles.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes në zonën e Tarzana-s, ku policia u thirr pas një telefonate shqetësuese. Kur mbërritën në vendngjarje, oficerët gjetën Handy pa ndjenja në oborrin e banesës, me plagë të shumta thike në gjoks.

Aktori u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe u shpall i vdekur pak më vonë.

Policia e Los Angeles identifikoi si të dyshuar 44-vjeçarin Michael Gledhill, djalin e partneres së Handy-t. Sipas hetuesve, ai jetonte në të njëjtën banesë me nënën e tij dhe aktorin në momentin e ngjarjes.

Autoritetet bëjnë të ditur se Gledhill iu afrua vetë policëve pak pas krimit dhe pranoi përfshirjen e tij. Ai është arrestuar nën akuzën e vrasjes, ndërsa gjykata ka caktuar një garanci prej 2 milionë dollarësh.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në vijim.

James Handy kishte një karrierë të gjatë në kinematografi dhe televizion, me afro 150 role në emrin e tij. Gjatë dekadave ai u shfaq në seriale të njohura si Quantum Leap, NYPD Blue, Beverly Hills, 90210, The West Wing dhe Alias.

Në ekranin e madh ai mori pjesë në filma si Arachnophobia, Logan dhe Taps. Paraqitja e tij më e fundit e rëndësishme ishte si banakieri Jimmy në Top Gun: Maverick me protagonist Tom Cruise.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI