Flash

Lubonja: Protesta rrezikohet nga indiferenca e Ramës

Lapsi.al 5 June 2026

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka bërë një analizë të situatës politike dhe ecurisë së protestave qytetare që kanë përfshirë kryeqytetin. Lubonja u ndal te qëndrueshmëria e tubimeve, por ngriti alarmin për rreziqet e mëdha që i kanosen kësaj lëvizjeje nga ana e pushtetit.

Sipas analistit, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, qytetarët në këtë protestë po tregojnë një shkallë të lartë pjekurie, duke u kujdesur maksimalisht që të mos bien pre e provokimeve apo tentativave për përçarje.

I pyetur se çfarë mund ta rrezikojë apo ta dobësojë këtë hov qytetar, Lubonja drejtoi gishtin nga sjellja e qëllimshme e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, duke e cilësuar “indiferencën” si një armë strategjike.

“Ka shumë rreziqe. Një nga rreziqet për shembull është pikërisht indiferenca e pushtetit në kuptimin që: "Dilni ju, po unë nuk pyes".

Kur një pushtet i përgjegjshëm sheh çështjen dhe reagon, atëherë ti merr kurajo nesër të dalësh prapë. Ndërsa ai thotë: "Dilni ju, unë kam punën time, karvani shkon përpara" - u shpreh Lubonja.

Sipas tij, kjo është një teknikë e mirëfilltë politike që përdoret për mpirjen dhe demoralizimin e masave, me qëllim që njerëzit të dorëzohen duke menduar se reagimi i tyre po bie në vesh të shurdhër.

Analisti komentoi edhe deklaratat e Ramës, i cili ka pohuar prerazi se projektet e tij nuk ndalen edhe nëse në shesh zbresin qindra mijëra protestues.

Lubonja theksoi se kjo qasje arrogante dhe retorikë ofenduese synon pikërisht të minimizojë peshën e zërit qytetar, ndërsa shtoi se pikërisht përballë kësaj arrogance, rezistenca dhe qëndrueshmëria e njerëzve në ditët në vijim do të jetë vendimtare për fatin e protestës. /BW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI