Flash

Zgjerohet protesta/ Tubime për herë të parë edhe në Elbasan dhe Kukës

Lapsi.al 5 June 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke u bërë pjesë e tubimeve të zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kërkuan anulimin e projektit të Zvërnecit, të cilin e konsiderojnë të dëmshëm për mjedisin dhe interesin publik. 

Gjatë protestës nuk munguan as thirrjet politike, ku pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa u dëgjuan edhe slogane të ndryshme kundër klasës politike.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa u monitorua nga forcat e policisë së rendit.

Në mbështetje të protestës që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit, një grup të rinjsh u mblodhën pasditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit.  Ata shprehën solidaritetin me protestuesit që kundërshtojnë zbatimin e projektit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI