Flash

Lewis Hamilton lavdëron Kim Kardashian: “Më mbështet çdo ditë”

Lapsi.al 8 June 2026

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, ka thyer heshtjen për marrëdhënien e tij me Kim Kardashian, duke e lavdëruar atë për mbështetjen e vazhdueshme gjatë fundjavës së Grand Prix të Monakos 2026.

Pas përfundimit në vendin e dytë në garë, Hamilton u shpreh në një intervistë se prania e saj në pistë ishte shumë e rëndësishme për të.

“Është fantastike që ajo erdhi këtë fundjavë dhe më mbështeti,” tha ai. Lewis shtoi se kishte pasur një mbështetje të gjerë nga familja dhe miqtë e tij gjatë eventit.

“Nuk di çfarë të them tjetër… është shumë e rëndësishme të kesh njerëz të mirë pranë vetes. Ajo më mbështet çdo ditë,” u shpreh Hamilton me buzëqeshje.

Çifti u pa shumë i afërt gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeve, ku Hamilton i dërgoi një puthje Kim Kardashian, ndërsa ajo e ndiqte nga publiku. Kim, e cila ishte në Monaco së bashku me motrën e saj Khloé Kardashian, u pa duke festuar suksesin e pilotit.

Kiim Kardashian dhe Khloé Kardashian mbërritën në Monaco për të mbështetur Hamilton gjatë fundjavës së garës.

Kim dhe Lewis, të cilët njihen prej më shumë se një dekade, nisën të përfliten si çift në fund të vitit 2025 dhe më pas e bënë lidhjen publike në fillim të vitit 2026.

Që prej asaj kohe, ata janë parë së bashku në disa raste, përfshirë edhe momente intime në Malibu dhe paraqitje në evente të mëdha në SHBA.

Të këshilluara

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI