Flash

Lamar Odom reagon ndaj akuzave: Nuk u martova me Khloé për famë

Lapsi.al 8 July 2026

Lamar Odom, ka reaguar pas polemikave të shkaktuara nga dokumentari i tij në Netflix, duke mohuar kategorikisht se u martua me Khloé Kardashian për famë apo përfitime.

Në dokumentarin "Untold: The Death & Life of Lamar Odom", një mik i tij pretendon se Odom kishte thënë në ditën e dasmës se martesa me Khloé do ta ndihmonte të siguronte një të ardhme më të mirë falë lidhjeve të fuqishme të familjes Kardashian.

Deklaratat shkaktuan reagimin e ashpër të Khloé Kardashian, e cila, në podcastin e saj, u shpreh e zhgënjyer.

"Po thua para kamerave se u martove me mua për famë? Ndihem budallaqe. Kalova orë të tëra duke marrë pjesë në atë dokumentar si favor dhe nuk u pagova asnjë qindarkë," tha ajo.

Tani, gjatë një interviste në podcastin "Nothing's Off the Table with Louis Ruggiero", Odom sqaroi se ato fjalë nuk kanë dalë kurrë nga goja e tij.

"Kjo nuk ka dalë kurrë nga goja ime. Nuk u martova me Khloén për famë. E doja, por nuk kisha nevojë për më shumë famë," u shpreh ai.

Sipas Odom, komentet e diskutueshme mund të jenë bërë nga persona të tjerë të intervistuar për dokumentarin, ndërsa ai theksoi se ishte tashmë një emër i njohur përpara se të njihej me Khloén.

"Para se të martohesha isha në një lidhje me një aktore shumë të njohur. Kur takova Khloén, gjithçka erdhi natyrshëm mes nesh," shtoi ish-basketbollisti.

Odom dhe Kardashian u martuan në vitin 2009, vetëm një muaj pasi nisën lidhjen. Ata u ndanë në vitin 2013, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2016, pasi Khloé qëndroi pranë tij gjatë rikuperimit nga mbidoza që rrezikoi jetën e tij.

Megjithatë, marrëdhënia mes ish-bashkëshortëve mbetet e tensionuar. Khloé ka deklaruar së fundmi se nuk dëshiron të përfshihet më në projekte që lidhen me Odom, duke e akuzuar se vazhdon ta diskreditojë publikisht dhe të mohojë mbështetjen që ajo i dha në momentet më të vështira të jetës së tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI