Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Lapsi.al 27 June 2026

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke i afruar ato pranë zonave të banuara.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit. Megjithatë, ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer, ku mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë.

Për këtë arsye, efektivët po luftojnë flakët me mjete rrethanore, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave që ndodhen pranë zonës së prekur.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme në banesa, ndërsa operacioni për vënien e zjarrit nën kontroll vijon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI