Flash

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK jep pretencën për kimistin kolumbian të organizatës

Lapsi.al 3 June 2026

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Samir Rosales Rodriguez, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier. Prokurori Adnan Xholi kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodriguez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit. Ai u arrestua në Kolumbi më 4 shtator të vitit të kaluar. 

Sipas hetimeve, Rodriguez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik,  e cila llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.

Sipas SPAK, Samir Rosales Rodriguez akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet në ngarkim të ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë në dhjetor 2023, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik. Në dhjetor të vitit 2024, Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 89 vite burg për pjesëtarët e grupit. Viktor Çervanaku u dënua me 10 vite burg, Enxhi Ferhati me 8 vite burg, Klajdi Kodra me 11 vite e 4 muaj burg, Bledar Matoshi me 8 vite burg, Denilson Çervanaku me 11 vite e 4 muaj burg, Zenel Çervanaku me 9 vite e 4 muaj burg, Redion Meshi me 9 vite e 4 muaj burg dhe Marildo Rona me 8 vite burg, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar. Ndërkohë, Julian Malaj u dënua me 2 vite burg për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI