Flash

Rama i përgjigjet protestuesve: Ecim përpara me projektet tona

Lapsi.al 3 June 2026

Pavarësisht protestave dhe kundërshtimeve të vazhdueshme për projektin në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga investimet e planifikuara.

Në të njëjtën linjë me deklaratat e mëparshme, këtë mëngjes Rama deklaroi sërish se qeveria do të vijojë me zbatimin e projekteve për të cilat, sipas tij, ka marrë mandatin nga qytetarët. Reagimi vjen një ditë pasi aktivistë dhe qytetarë protestuan sërish kundër investimeve të parashikuara në Zvërnec. Gjatë tubimit, protestuesit shprehën kundërshtitë e tyre ndaj zhvillimeve të planifikuara në këto zona dhe kërkuan ndalimin e tyre.

Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit paralajmëruan vijimin e mobilizimit, duke njoftuar një tjetër tubim që pritet të zhvillohet sot  në orën 18:00.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI