Flash

Protesta kundër projektit të Zvërnecit bën jehonë edhe ne ShBA/ ‘New York Times’ raporton ngjarjen

Lapsi.al 3 June 2026

Protestat qytetare në Tiranë kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit kanë bërë jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 'New York Times' shkruan se ditët e fundit protestat në Shqipëri kundër projektit turistik të dhëndrit të Trump janë rritur.

“Protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete bregdetare janë shndërruar në simbol të pakënaqësive më të gjera në Shqipëri, një vend që për dekada ka qenë ndër më të varfrit në Europë. Prej vitesh, projektet e propozuara kanë ngjallur debate dhe shqetësime lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe mungesën e transparencës. Bëhet fjalë për një investim prej 1.4 miliardë dollarësh që përfshin ndërtimin e një kompleksi hotelier luksoz në Ishulli i Sazanit, si dhe një tjetër zhvillim turistik në një gadishull me zona të ndjeshme mjedisore”, shkruan gazeta.

Më tej New York Times shkruan se “kryeministri Edi Rama i ka mbështetur vazhdimisht projektet, duke i cilësuar ato si një mundësi për të zgjeruar industrinë turistike në rritje të vendit dhe për të tërhequr investime të huaja”. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se projektet përfaqësojnë “ambicien për të krijuar destinacionin më tërheqës në këtë anë të Mesdheut”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI