Flash

Kurti reagon pas përçarjes në LDK: Besoj te sinqeriteti i Abdixhikut

Lapsi.al 1 September 2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV.

Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme, por shtoi se ka një situatë të re pasi 6 deputetët e LDK-së refuzojnë të votojnë Bedri Sejdiun.

Kurti tha se beson në vullnetin e sinqertë të Lumir Abdixhikut. Ai tha se po na kërcënojnë zgjedhjet e katërta për më pak se 2 vjet.

“Marrëveshja politike është e vlefshme, po kemi një situatë të re që duhet ta adresoijmë. Unë besoj në vullnetin e sinqertë të Lumir Abdixhikut dhe në vullnetin e qytetarëve që mos të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e katërta për 2 vjet po na kërcënojnë”, - ka thënë ai.

Ai foli edhe për 6 deputetët e LDK-së që deklaruan se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President. Kurti i konsideroi sjelljen e tyre si “të papërgjegjshme” dhe "absurde”.

“Unë isha shumë i lumtur që mbështetja ishte e plotë nga të gjithë deputetët e grupit tonë parlamentar për professor Bedri Sejdiun si president i ardhshëm”, ka thën Kurti.

“Në njërën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i kryesisë së LDK-së për mbështetje të plot për Bedri Sejdiun, por më pas patëm edhe këtë njoftimin negative që 6 deputetë nga 18 sa i ka LDK nuk e mbështesin Bekim Sejdiun për President”.

“Kjo është në situatë që të takohemi sërish me kryetarin e LDK-së apo të takohemi në kryesinë e LVV-së për të shikuar rrugënn përpara”.

“E konsideroj të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë që si duket duan të shkojnë në zgjedhje për herë katërt brenda 2 viteve”, ka thënë ai.  /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI