Flash

94 ditë rezistencë, mbyllet protesta

Lapsi.al 1 September 2026

Protesta e ditës së 94-t pati tensione e përplasje para Kryeministrisë.

Pas përplasjes së protestuesve me gardhin policor të vendosur përpara godinës, Policia e Shtetit ka nisur edhe shoqërimet.

Deri më tani numri i personave të shoqëruar ka shkuar në 10. Ndërkohë që raportohet edhe për disa efektivë të lënduar nga gurët.

Pas mbarimit të rrethimit, ata u larguan duke nisur marshimin e përnatshëm, këtë herë me destinacion Komisariatin numër 1 në Tiranë, ku mendohet se janë edhe të shoqëruarit.

Ndërsa disa protestues të tjerë pritet të vendosen te komisariatet  2, 3 dhe 4

Përshkallëzimi i protestës vjen pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator, edhe pse gjithashtu sot pjesëmarrja ishte përsëri e ulët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI