Flash

Sherr mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

Lapsi.al 1 September 2026

Një konflikt ka ndodhur mes dy vëllezërve mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda banesës së familjes, ku dy vëllezërit janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre dyshohet se ka goditur me sëpatë vëllanë e tij, duke e plagosur në shpatull.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por nuk ka mundur të qëndrojë gjatë në arrati. Forcat e Komisariatit të Policisë së Korçës kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij vetëm pak minuta pas incidentit.

Ndërkohë, i plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Korçës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI