Flash

Rama mbledh sot deputetët e PS dhe ministrat

Lapsi.al 3 September 2026

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot deputetët socialistë dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave. Takimi nis në orën 10:00, ndërsa pritet të sjellë edhe ndryshime në kabinet. Në qendër të mbledhjes do të jetë koncepti “Prania Besnike”, i prezantuar si modeli i ri i organizimit të socialistëve në terren. Ai synon një prani më të vazhdueshme të deputetëve dhe drejtuesve politikë pranë qytetarëve.

Por vëmendja pritet të jetë edhe te qeveria. Burime bëjnë me dije se Rama mund të njoftojë lëvizje të reja në kabinet. Një skenar i tillë është përdorur edhe më herët. Në janar, disa ndryshime në qeveri u komunikuan pikërisht gjatë një mbledhjeje të përbashkët me deputetët. Takimi vjen një ditë pas mbledhjes së parë të qeverisë për sezonin e ri politik. Gjatë saj u mësua edhe dorëheqja e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, pas afro një viti në detyrë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI