Flash

SPAK çon në gjyq Ervis Martinajn dhe Nuredin Dumanin, zbardhen katër planet për vrasje

Lapsi.al 22 July 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të pandehurish në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, duke dorëzuar aktet për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe duke zbardhur atentatet, aktivitetin kriminal, akuzat dhe personat e përfshirë. 

Mes të pandehurve janë Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, Prekë Kodra, Ervis Martinaj, i shpallur i zhdukur që prej gushtit 2022, Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, si dhe persona të tjerë të lidhur me grupin kriminal “Bajri”. Dosja ka gjithsej 9 të pandehur. 

Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kanë ngritur akuza që lidhen me vrasjen e Gjin Boricit Ndoj në Vaun e Dejës, ngjarje e ndodhur në vitin 2020. Për të njëjtën çështje po gjykohen më herët edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri (Brajoviq) dhe të pandehur të tjerë.

Sipas SPAK, të pandehurit do të përballen me drejtësinë edhe për krijimin e kushteve për vrasjen e Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, të konsideruar kundërshtarë të grupit “Bajri”, si dhe për krijimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut.

Njoftimi i SPAK: 

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal  nr.9/2 të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:

1.Ervis Martinaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), e kryer në datën 09.8.2020 në qytetin e Shkodrës, në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2.Denis Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), finalizuar në datën 09.08.2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nnga nenet 78/2, 28/4, 333/a dhe 334 të  Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të  Kodit Penal.

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” , “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, 28/4, 333/a dhe 334 të  Kodit Penal.

3.Klaodor Hakaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

4.Prekë Kodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

5.Aleks Ndreka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

6.Nuredin Dumani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantëbashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

7.Eljon Hato, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Tauland Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

Arsad Bashli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Taulant Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, të parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

Bardhyl Mavraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici, kryer në formë të vecantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në kryerjen e veprave penale të mësipërme, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të bëra në kuadër të këtij procedimi penal, është vendosur ndarja e çështjes penale, e cila vazhdon të jetën në fazën e hetimeve paraprake. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI