Flash

Bie zjarr në lagjen e Spitalit në Lezhë, flakët u afrohen me shpejtësi banesave

Lapsi.al 1 August 2026

Një zjarr i madh ra pak minuta më parë në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët nisën fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas u përhapën me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij të mëtejshme dhe dëmet në banesa. 

Temperaturat e larta, që arritën deri në 40 gradë, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo pasojë e rrethanave aksidentale.

Të këshilluara

Die Presse: Shqipëria avancon në negociata, por bie në renditjet për korrupsionin dhe lirinë e medias

Shqipëria hyri me vonesë në garën e vështirë drejt anëtarësimit të shumëpritur në Bashkimin Evropian. Megjithëse Tirana hapi të gjitha kapitujt e negociatave në një kohë rekord, tashmë po shfaqen pengesat e para në këtë proces të gjatë. Premtimi i kryeministrit Edi Rama për një anëtarësim të shpejtë në BE deri në vitin 2030 duket më shumë një imagjinatë sesa një objektiv realisht i arritshëm.

13:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI