Flash

Shembet miniera e kromit në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

Lapsi.al 1 August 2026

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës.

Dyshohet se është shembur një masiv shkëmbor në njësinë administrative Zerqan dhe ka zënë poshtë 3 persona, ku njëri dyshohet se ka humbur jetën. 

"Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

Die Presse: Shqipëria avancon në negociata, por bie në renditjet për korrupsionin dhe lirinë e medias

Shqipëria hyri me vonesë në garën e vështirë drejt anëtarësimit të shumëpritur në Bashkimin Evropian. Megjithëse Tirana hapi të gjitha kapitujt e negociatave në një kohë rekord, tashmë po shfaqen pengesat e para në këtë proces të gjatë. Premtimi i kryeministrit Edi Rama për një anëtarësim të shpejtë në BE deri në vitin 2030 duket më shumë një imagjinatë sesa një objektiv realisht i arritshëm.

13:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI