Flash

Pas fotove virale në autostradë, Britney Spears u përgjigjet kritikëve

Lapsi.al 12 July 2026

Britney Spears ka reaguar ndaj kritikave pasi u fotografua teksa udhëtonte në autostradën 101 pranë Studio City në Los Angeles.

Këngëtarja 44-vjeçare u bë kryefjalë e mediave pasi u pa duke qëndruar në këmbë përmes sunroof-it të një Mercedesi të zi, ndërsa automjetet ishin të ndaluara në trafik.

Të dielën, Spears publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqej e shtrirë mbi çatinë e makinës me krahët e hapur, duke shkruar:

"Ajo që njerëzit shohin është vetëm dy sekonda të asaj që e quajnë çmenduri, ndërsa unë po i drejtohesha Zotit! Por ditët dhe orët e realitetit tim janë krejt ndryshe. Asgjë nuk është siç duket." Me humor, ajo shtoi: "Ndoshta duhet të dal edhe më shpesh nga tavani i makinës."

Sipas një burimi për Daily Mail, artistja kishte dalë nga sunroof-i vetëm për pak çaste për të parë trafikun, pasi makinat ishin të ndaluara.

"Ajo e bënte këtë gjatë gjithë kohës kur ishte fëmijë në jug të SHBA-së. I pëlqen të ndiejë erën e ngrohtë të verës në flokë. Ishte thjesht një moment argëtimi," tha burimi.

I njëjti burim shtoi se Spears nuk kishte për qëllim të shkelte ligjin.

"Nëse është e paligjshme të nxjerrësh kokën nga sunroof-i, ajo nuk e dinte. Nuk kishte asnjë qëllim të bënte diçka të gabuar."

Këngëtarja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes muajt e fundit. Në mars ajo u arrestua për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit në Kaliforni, ndërsa në prill u shtrua vullnetarisht në një qendër rehabilitimi, të cilën e la pas më pak se një muaji.

Burime pranë saj thanë më vonë se artistja "është e shëndetshme, e lumtur dhe e gatshme të nisë një kapitull të ri".

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI