Flash

Karlie Kloss “përjashtohet” nga dasma e Taylor Swift?

Lapsi.al 31 May 2026

Dasma e shumëpritur e Taylor Swift dhe Travis Kelce po afron, por duket se jo të gjithë miqtë e dikurshëm të këngëtares do të jenë të ftuar në ceremoni.

Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, supermodelja Karlie Kloss nuk pritet të jetë pjesë e listës së të ftuarve në dasmën e çiftit.

Në mesin e të ftuarve të afërt të Taylor Swift thuhet se do të jenë emra si Selena Gomez, Gigi Hadid dhe mikesha e saj e fëmijërisë, Abigail Anderson Berard.

Burimet pretendojnë se Taylor ka vendosur që në ditën e saj të rëndësishme të jenë vetëm personat me të cilët ka marrëdhënie të forta dhe të sinqerta ndër vite.

Sipas të njëjtave raportime, arsyeja e distancimit nga Karlie Kloss lidhet me prishjen e besimit mes tyre dhe me faktin se supermodelja është e lidhur me figurën kontroverse të Scooter Braun, i cili ka qenë në konflikt të njohur me Swift për të drejtat e muzikës së saj.

Taylor Swift dhe Karlie Kloss dikur kanë qenë mikesha shumë të afërta, duke u shfaqur së bashku në evente të ndryshme, madje edhe në pasarela mode. Megjithatë, raporti i tyre është ftohur me kalimin e viteve.

Ndërkohë, Taylor Swift dhe Travis Kelce u fejuan në gusht të vitit 2025 dhe lidhja e tyre nisi në verën e vitit 2023, duke u kthyer shpejt në një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI