Flash

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt heq zyrtarisht mbiemrin “Pitt”

Lapsi.al 29 May 2026

Maddox, djali i madh i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në raport me të atin. Sipas TMZ, 24-vjeçari ka dorëzuar dokumentet për të hequr ligjërisht mbiemrin “Pitt” nga emri i tij.

Nëse kërkesa miratohet, emri i tij i plotë do të jetë Maddox Chivan Jolie. Ky veprim vjen pak kohë pasi Maddox përdori vetëm mbiemrin “Jolie” në kreditë e filmit më të fundit të nënës së tij, “Couture”, ku ai punoi si ndihmës regjisor.

Filmi, me protagoniste Angelina Jolie, pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në vitin 2025 dhe më pas u shfaq në kinematë franceze në shkurt 2026.

Maddox nuk është fëmija i vetëm i çiftit që është distancuar nga mbiemri Pitt. Vajza e tyre Shiloh ndryshoi ligjërisht emrin në “Shiloh Jolie” në vitin 2024, ndërsa Zahara dhe Vivienne kanë përdorur publikisht vetëm mbiemrin Jolie në evente dhe projekte të ndryshme.

Burime pranë Brad Pitt kanë deklaruar më herët se aktori është “i lënduar” nga vendimet e fëmijëve të tij për të hequr mbiemrin e tij, por vazhdon t’i dojë dhe t’u qëndrojë pranë.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u ndanë në vitin 2016 pas më shumë se një dekade së bashku, ndërsa divorci i tyre u finalizua zyrtarisht në fund të vitit 2024.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI