Flash

Kapet me armë, granatë dhe jelekë antiplumb, arrestohet 38-vjeçari me precedent penal në Vlorë

Lapsi.al 9 July 2026

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 38-vjeçar me precedent të mëparshëm penal për krime kundër personit, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me pistoletë dhe granatë.

Arrestimi u bë gjatë operacionit policor të koduar “Siguria 2”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet E. H., banues në Vlorë, i cili u ndalua në flagrancë në zonën e njohur si “Kthesa e Pilurit”, ndërsa udhëtonte me automjet. 

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, efektivët gjetën në çantën e tij një pistoletë me krehër të mbushur me fishekë, si edhe një granatë. Pas arrestimit, kontrollet vijuan në banesën e 38-vjeçarit në Vlorë, ku u zbuluan një tjetër armë zjarri pistoletë, krehra me municion luftarak, dy jelekë antiplumb dhe dy jelekë multifunksionalë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armët e zjarrit, granatën, municionin, krehërat, jelekët, automjetin që përdorte i arrestuari, si edhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për vijimin e hetimeve. Ndaj 38-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI