Flash

Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde për Kosovën

Lapsi.al 9 July 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në vlerë të përgjithshme prej 206 milionë eurove. Në një postim në Facebook, Kurti tha se BE-ja njoftoi zyrtarisht vendin se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro.

Gjithashtu, sipas tij, janë miratuar edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro. Megjithatë, para se Kosova të fillojë t’i pranojë këto të holla, nevojitet miratimi i tyre nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjes financiare nga Kuvendi i Kosovës.

Kosova nuk ka Kuvend funksional, por ai pritet të konstituohet në ditët në vijim, pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Kurti shpjegoi se fondet prej 180.5 milionë eurove do të mbështesin fushat prioritare për Kosovë, si mjedisi dhe klima, energjia, menaxhimi i kufijve dhe migrimi, konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi, qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE-në, si dhe sundimi i ligjit.

“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, tha Kurti.

Ndërkohë, nga tri grante nga WBIF-ja, në vlerë totale prej 25.9 milionë euro, investime do të ketë në hidrosistemi Ibër-Lepenc, në autostrada Qafë e Duhlës–Banullë, dhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë në bashkëpunim me BERZH-in, sipas Kurtit. Kosova ka filluar të përfitojë nga ndihma e Bashkimit Evropian në kuadër të IPA-së që nga viti 2007. Që atëherë, deri në fund të vitit 2022, Kosovës i janë dhënë gjithsej 1.21 miliardë euro përmes programeve IPA I dhe IPA II.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI