Flash

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Shqyrtohet mundësia për dy seanca plenare brenda ditës

Lapsi.al 27 July 2026

Që prej orës 08:30, protestuesit e parë janë mbledhur para Kuvendit, ku sot pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare. Policia ka vendosur një perimetër të zgjeruar sigurie, të ngjashëm me masat e marra gjatë seancës së së enjtes. Seanca nis në orën 10:00. Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Kuvend, ndërsa demokratët do të mblidhen fillimisht në selinë e PD-së për të vendosur qëndrimin e tyre.

Sipas burimeve, gjatë ditës mund të zhvillohen dy seanca. Fillimisht, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të njoftojë mbledhjen e komisioneve parlamentare. Pas shqyrtimit të çështjeve, deputetët mund të rikthehen në sallë për votim. Rendi zyrtar i ditës përfshin miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, njoftimet dhe ndryshimet në përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI