Flash

"Jam këtu për qejf"/ Momenti i arrestimit të Jozefin Markut (VIDEO)

Lapsi.al 5 September 2026

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje. Si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur.

Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij.

Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë. Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë:

“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari.

Ndërkohë për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim 5 persona dhe po punohet për identifikimin e të tjerëve. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI