Flash

“Ja ku është Shakira”, gazetari braktis transmetimin live për një foto këngëtaren në Botëror

Benedetto nuk mendoi dy herë: pavarësisht transmetimit live, la mikrofonin dhe u largua. Videoja e “performancës” së tij u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Lapsi.al 12 June 2026

“Ja ku është Shakira. Ja ku është Shakira.” Kështu reagoi gazetari argjentinas Marcelo Benedetto kur pa këngëtaren kolumbiane të hynte në fushën e stadiumit Azteca. Gazetari ishte në transmetim të drejtpërdrejtë për DSports për të treguar emocionet e ceremonisë hapëse të Botërorit 2026 që po zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Duke habitur edhe kolegët e tij në studio, Benedetto nuk mendoi dy herë: pavarësisht transmetimit live, la mikrofonin dhe u largua. Videoja e “performancës” së tij u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Në një moment Benedetto zhduket nga kuadri, edhe pse kamera e ndjek për të parë deri ku do të shkonte. “Ja ku është – thonë nga studio kur shohin Shakirën që afrohet drejt kolegut të tyre. – Tani presim të na tregojë si ndihet duke bërë një foto me këngëtaren Shakira.” Transmetimi vazhdon dhe gazetarët në studio komentojnë atë që po shohin edhe telespektatorët. “Është diçka e pazakontë, apo jo?”

Pamjet treguan gazetarin që iu afrua këngëtares kolumbiane, duke shmangur pjesërisht sigurimin dhe duke arritur ta ndalojë për disa sekonda për t’i kërkuar një selfie. Këngëtarja pranoi menjëherë me buzëqeshje dhe pozoi për fotografinë. Pasi u kthye para kamerës, Benedetto festoi “misionin e kryer” dhe madje e krahasoi momentin me një takim që kishte pasur vite më parë me Mike Tyson.

Një episod argëtues që sigurisht tërhoqi vëmendjen edhe të publikut në shtëpi. Por nuk ishte hera e parë për Benedetton. Në rrjetet sociale shumë përdorues kujtuan një situatë të ngjashme gjatë finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2021, kur gazetari kishte përfituar nga puna e tij për të bërë një foto me shqiptaren Dua Lipa. Pra, një ekspert i vërtetë i selfieve me personazhe të famshëm, veçanërisht këngëtare, që ka fituar mjaft simpati nga publiku. Shakira nuk pati asnjë problem dhe e lejoi gazetarin të realizonte foton, përpara se ai të rikthehej në vendin e punës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI