Flash

Itali, dyshohet se dhunoi për vdekje partneren/ Shqiptari arrestohet në Bari

Lapsi.al 16 August 2026

Partneri i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares që humbi jetën gjatë natës pasi dyshohet se u dhunua rëndë, është lokalizuar në portin e Barit, teksa ishte në përpjekje për t’u larguar nga Italia.

Bëhet fjalë për një 42-vjeçar me shtetësi shqiptare, i cili ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes. Ai është shoqëruar nga autoritetet dhe po merret në pyetje nga hetuesit, të cilët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes dhe të përcaktojnë nëse ka përgjegjësi në vdekjen e gruas. Deri në këto momente, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë gjyqësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Trupi i Ornella Forastefanos u gjet jashtë Urgjencës së spitalit të Trebisacces, ndërsa mjekët tentuan ta reanimonin, por pa sukses. Gruaja kishte pësuar dëmtime të rënda dhe politrauma, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga goditjet.

Pas ngjarjes, hetimet e karabinierëve u përqendruan te partneri i saj, me të cilin 46-vjeçarja bashkëjetonte prej rreth një viti. 42-vjeçari, sipas autoriteteve, është i njohur për precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

 

Hetimet po zhvillohen nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Cosenza-s, Kompania e Cassano allo Ionio dhe Tenenza e Trebisacces.

Ornella Forastefano administronte një lokal në qendër të Trebisacces së bashku me dy fëmijët e saj. Sipas mediave italiane, ajo ishte vajza e Antonio Forastefanos, i vrarë në vitin 1999 teksa dilte nga biznesni i tij në Marina di Sibari. Ajo ishte gjithashtu mbesa e Domenico Forastefanos, ndërsa familja është përmendur në të kaluarën në kontekstin e hetimeve për klane të ‘Ndranghetës.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur deri tani ndonjë lidhje mes këtyre rrethanave familjare dhe vdekjes së 46-vjeçares.

Pas lajmit për ngjarjen, Bashkia e Amendolarës shprehu dhimbjen dhe tronditjen përmes një mesazhi publik, duke e cilësuar vdekjen e Ornella Forastefanos si një ngjarje tragjike që ka tronditur të gjithë zonën.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI