Flash

Dhunohet fizikisht shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli

Lapsi.al 16 August 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 16 gusht, në qytetin e Sarandës, ku është dhunuar shefi i Hetimit të Krimeve, Mateo Bakalli.

Sipas informacioneve paraprake, zyrtari i policisë është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona ende të paidentifikuar, i cili më pas ka përshkallëzuar në dhunë ndaj tij. Si pasojë e goditjeve të marra gjatë përplasjes, Bakalli ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe në fytyrë.

Hetimet për zbardhjen e motivit dhe kapjen e autorëve
Menjëherë pas incidentit, struktura të shumta të policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plotë dhe motivet e këtij konflikti. Paralelisht, grupi hetimor po punon për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të përfshirë në dhunimin e zyrtarit të policisë.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI