Flash

Tre pushues rëndë - Zjarri në hotelin në Vlorë lë gjashtë të plagosur

Lapsi.al 16 August 2026

Janë publikuar edhe emrat e 6 të lënduarve në zjarrin që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës.

Sipas informacioneve, 5 shtetas janë shqiptarë nga Kosova dhe një nga Rrësheni.

Shefi i reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë bëri me dije se 3 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku një vazjë ka afro 100 % të trupit, ndërsa 5 janë dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë, në repartin e djegie-plastikës.

Emrat e të lënduarve:

A. Dyrmishi 25 vjec

A. Rexhepi 27 vjec

N. Rexhepi 25 vjec

E. Grainca 20 vjec

A. K 30 vjec

Luan Saliu 21 vjec

Sakaq edhe Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen cila ndodhi orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një hotel u përfshi nga flakët. Si pasojë e kësaj, u lënduan 6 pushues, pesë prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni.

Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit. 

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A. Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).

Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI