Flash

Ish-deputetja e PS për protestat: Ti nga cila anë e gardhit je?

Lapsi.al 23 July 2026

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku Shkreli, ka reaguar pas shoqërimit nga policia të dy aktivisteve gjatë protestës së kësaj të enjteje përpara Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shamku bën me dije se në Komisariatin nr. 3 janë shoqëruar antropologia gjuhësore amerikane Carrie Ann Morgan dhe artistja Elsa Paja. Ajo e cilëson ndërhyrjen e policisë të pajustifikuar dhe njofton se do të paraqitet në komisariat për t’i mbështetur.

Në reagimin e saj, ish-deputetja shkruan se slogani që, sipas saj, përmbledh më mirë protestën e sotme është: “Po ti, nga cila anë e gardhit je?”

Në postimin e plotë, Shamku shkruan:

“Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u shoqërua sot gjatë protestës.

Elsa Paja, artiste, ilustratore, mikja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Narta që ajo mbron, u shoqërua sot.

Mendoj se nga sot, slogani më i gjetur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gardhit je?’

Shihemi për pak në Komisariatin nr. 3, ku mbahen të shoqëruara Carrie dhe Elsa!”

Reagimi i Shamkut vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe sprajit me piper, si edhe shoqërimin e disa pjesëmarrësve në protestë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI