Flash

Incident në ngushticën e Hormuzit! Dy tankerë godasin mina gjatë lundrimit, humbin jetën 2 marinarë filipinas

Lapsi.al 2 September 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar pas një incidenti të rëndë detar, ku dy anije cisternë janë përfshirë nga flakët pasi, sipas Gardës Revolucionare të Iranit, kanë goditur mina gjatë lundrimit.

Garda Revolucionare iraniane deklaroi se tankerët kishin devijuar nga rruga e përcaktuar nga autoritetet iraniane, pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun e një zone të minuar. Sipas versionit të Teheranit, ekuipazhet e dy anijeve u detyruan të braktisnin mjetet, të cilat më pas ranë nën kontrollin e personelit amerikan. Autoritetet iraniane pretendojnë se anijet ishin paralajmëruar më herët nga forcat detare për pasojat e kalimit në një itinerar të konsideruar të rrezikshëm.

Ndërkohë, kompania shtetërore saudite e transportit detar Bahri konfirmoi një tjetër detaj tragjik lidhur me incidentin. Sipas kompanisë, dy marinarë filipinas humbën jetën pas sulmit të së hënës ndaj tanker-it “Sidr”, gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit. Bahri bëri të ditur se anija u përfshi në një “incident sigurie” gjatë tranzitit në ngushticë natën e 31 gushtit dhe konfirmoi vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit.  

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më strategjike të transportit detar në botë, ndërsa çdo incident në këtë korridor ka potencial të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë e lundrimit dhe furnizimet globale me energji.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI